Skerdjan Dhuli, zëdhënës i fushatës së Fredi Belerit, tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Rama ka fituar një kapital të jashtëzakonshëm politik me arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës.
Ai tha se kryeministrit Rama i ka interesuar t’i krijonte vendit një bllokim, pasi nuk i intereson që Shqipëria të futet në BE, pasi ai do të shmangë monitorimin, në mënyrë që të ketë hapësira më tepër për korrupsion.
“Edi Rama nuk është i interesuar që Shqipëria të shkojë në Bashkimin Europian dhe për këtë arsye, atij i ka ardhur guri në dorë, bllokon Shqipërinë në aspiratën europiane, se po shkove në BE, nuk ndodhin inceneratorët e këto të tjera, kështu ai ka krijuar vetë një arsye për t’u bllokuar.
Nga ana tjetër Ramës i vjen edhe armiku i jashtëm, se në momentin që Greqia e sulmon në Bruksel, Ramës i shtohen votat në Tiranë. Rama me arrestimin e Belerit ka fituar një kapital politik të jashtëzakonshëm që nuk e kishte imagjinuar. Nga ana tjetër edhe Mitsotakisit me mbrojtjen që i bëri Belerit u rrit 7 apo 8 pikë në sondazhet parazgjedhore”,-tha Skerdjan Dhuli.
/f.stafa