Luçiano Boçi, i cili humbi në garë për bashkinë e Elbasanit nën siglën e koalicionit Berisha-Meta ka reaguar mbi fitoren e thellë të Partisë Socialiste në Rrogozhinë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Boçi ka ironizuar rezultatet e zgjedhjeve dhe fitoren e kandidatit të socialistëve, Edison Memollajt, duke konsideruar çdo gjë zgjedhore një neveri të pashtershme.
Ndër të tjera ai ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri janë të vdekura, duke nënkuptuar se manipulimi dhe blerja e votave kanë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve.
“Çim Hoxha kandidati i “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj ishte fitues (pa votat e burgut), por Kolegj i Partisë vendosi ribërjen e tyre. Tani në Korrik na fiton ky tjetri me vota shumë e më shumë!!!! Po pse elektorati i vogël i Rrogozhinës me shumicë konfirmoi kandidatin e PS?! U bënë gjë pishman Rrogozhinasit? Apo ky Çimi “i poshtër” e drejtoi këtë muaj keq “virtualisht” Rrogozhinën?!Apo ky tjetri “mbi kalë” e transformoi Rrogozhinën për një muaj në parajsën e ëndërruar?!Mos ndoshta lumturia e popullit është kaq e lartë sa ne toksorët e vdekshëm nuk kemi sy për ta parë?!Apo janë kënaqur shumë me inceneratorët, me korrupsionin, me kanabisin, me bujqësinë që s’ka fonde, me çmimet pa tavan?!Mos ka ndikuar vallë vapa dhe nuk e dimë? Jo jo! Ndoshta kjo ulja e euros se kështu ia kemi bë Europës rrup-sup, 1 me 1 ia kemi bë?! Ahhh ndoshta nafta 1.8 Euro si askund në Evropë? Pffff po pse në fund fare a ka zgjedhje në Shqipëri?ZGJEDHJET KANË VDEKUR! ÇDO GJË ZGJEDHORE ËSHTË NJË NEVERI E PASHTERSHME! NJERËZ MOS KENI ILUZIONE! NEVERIA LUFTOHET DHE REGJIMET PËRMBYSEN, BARKU QË E POLLI ËSHTË RILINDUR!”, ka shkruar Boçi.
/f.stafa