Vatra zjarri janë shkaktuar ditën e sotme në Peshtan të Fierit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet teksa helikopteri ‘Cougar’ u është bashkuar forcave vendore të zjarrfikësve për të shuar zjarrin.
Nderkohe, ministri i Mbrojtjes ka bërë thirrje që në këto ditë të nxehta, qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë në kohë vatrat e zjarrit.
“Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.
Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, u bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha!”, shkruan Peleshi./m.j