• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja Shqipëri-Britani/ Manja: Transferimi i të burgosurve me grupe, në varësi të vendimit të gjykatave dhe kapaciteteve në burgje

by Java News
21/07/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri sot publike disa detaje të rëndësishme mbi marrëveshjen për transferimin e të burgosurve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Transferimi do të bëhet me dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë që të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri në IEVP-të tona pranë familjarëve dhe familjeve të tyre.

Këto të dënuar nuk do të vijnë të gjithë përnjëherësh. Ky proces do të kushtëzohet nga vendimet e konvertimit dhe të njohjes që do të bëjnë gjykatat shqiptare, por edhe nga kapacitetet e lira që ne do të kemi në institucionet tona të vuajtjes së dënimit

Do të vijnë në grup. Sapo të vijë grupi i parë autoritetet e burgjeve do të marrin pagesat për grupin e parë të dënuarve që do të transferohen dhe më pas Ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër. Gjithmonë në varësi të vendimeve që do të japin gjykatat shqiptare

Deklarata e ministrit Manja

Të mërkurën e 19 korrikut qeveria miratoi marrëveshjen zbatuese për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar”.

Baza e kësaj marrëveshjeje janë parimet e humanizmit të ri integrimit dhe risocializimit të të dënuarve shqiptarë në shoqërinë shqiptare. Kjo marrëveshje pason marrëveshjen e vitit 2021 që është ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar

Së pari, kjo marrëveshje ka si bazë dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë që të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri në IEVP-të tona pranë familjarëve dhe familjeve të tyre”.

Së dyti, në zinxhirin e institucioneve që përfshihen në këtë proces, sipas kësaj marrëveshjeje, përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe homologëve tanë në Britani, është dhe gjykata shqiptare, e cila do të bëjë njohjen dhe konvertimin e dënimit të dhënë nga gjykatat britanike, për çdo të dënuar sipas legjislacionit shqiptar, për të gjitha efektet e vendimeve të dhëna nga drejtësia britanike. Nuk do të ketë shmangie nga dënimi për asnjë person që transferohet nga Britania në Shqipëri

E treta, dhe që është shumë e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se këto të dënuar nuk do të vijnë të gjithë përnjëherësh. Ky proces do të kushtëzohet nga vendimet e konvertimit dhe të njohjes që do të bëjnë gjykatat shqiptare, por edhe nga kapacitetet e lira që ne do të kemi në institucionet tona të vuajtjes së dënimit

Po, për efekt të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, sa i takon efekteve financiare, pavarësisht se gjykatat shqiptare mund t’i japin këto vendime individuale në kohë të ndryshme, ne kemi rënë dakord me palën britanike  që ata do të vijnë në grup. Dhe sapo të vijë grupi i parë, qeveria shqiptare, autoritetet e burgjeve do të marrin pagesat për grupin e parë të dënuarve që do të transferohen dhe më pas Ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër. Gjithmonë në varësi të vendimeve që do të japin gjykatat shqiptare

Pjesë e kësaj marrëveshjeje janë të dënuarit shqiptarë, që japin pëlqimin për të ardhur në Shqipëri, por marrëveshja parashikon si rast përjashtimor edhe mos dhënien e pëlqimit. Janë ato raste, kur drejtësia britanike, përveç dënimit me burgim ka shqiptuar edhe si dënim dëbimin nga Britania e Madhe

Në këto raste, sipas kësaj marrëveshjeje, autoritetet britanike mundet që t’i përcjellin autoriteteve shqiptare njohjen dhe konvertimin e dënimit edhe pa pëlqimin e të dënuarve. Dhe kjo është e shprehur edhe në marrëveshjen e 2021-shit, por edhe në marrëveshjen që ne kemi arritur në maj të vitit 2023 dhe që tashmë është dokument zyrtar dhe i aksesueshëm për publikun, pasi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare/m.j

Next Post
Vasili në SPAK/ Hoxha: Qëndroi për 30 minuta, janë pyetur edhe dy ekonomistët e LSI…!

Vasili në SPAK/ Hoxha: Qëndroi për 30 minuta, janë pyetur edhe dy ekonomistët e LSI...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
Jeta “e pazbuluar” e Cristiano Ronaldos, arsyet se pse mbetet në qendër të vëmendjes

Jeta “e pazbuluar” e Cristiano Ronaldos, arsyet se pse mbetet në qendër të vëmendjes

June 25, 2026
“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

June 25, 2026
Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

June 25, 2026
Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

June 25, 2026
Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

June 25, 2026
Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

June 25, 2026
Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

June 25, 2026
REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In