Presidenti Bajram Begaj priti sot në takimin e lamtumirës ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj çmoi rolin e ambasadores Hohmann në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të delegacionit të BE-së në Tiranë.
Kreu i shtetit vuri në dukje se Hohmann erdhi në krye të delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian një vit më parë.
Për Begajn, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë.
/f.stafa