GJKKO ka miratuar që prej ditës së diel kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Arben Ahmetajn.
Gjykata e Posaçme, bashkë me lejen e kontrollit të banesave të Ahmetajt dhe familjarëve të tij si dhe sekuestrimin e disa pasurive, ka firmosur edhe urdhër arrest për të.
SPAK urdher arrestin për ish zv. kryeministrin Arben Ahmetajn ia ka dorezuar policise, duke kerkuar vendndodhjen e tij.
Pas heqjes së imunitetin nga Kuvendi, është hapur rruga për arrestimin e tij nga ana e SPAK për akuzat e shumta që rëndojnë mbi Ahmetajn.
Ndërkohë që është në kërkim për tu arrestuar, Ahmetaj ndodhet jashtë vendit tonë dhe dyshohet se momentalisht është në Britani sipas avokatëve të tij.
Deputeti Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve.
Kuvendi ka miratuar një kërkesë të Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestit ndaj Ahmetajt, por ndërkohë ai është larguar nga vendi.
Nga arratia Ahmetaj i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si ‘përndjekje’./m.j