Gjenerali Hisen Berisha, deputet i PDK, në një lidhje direkte me “Ditarin” në A2 CNN shpjegoi pse Kosova bleu dronët Bayraktar nga Turqia.
“Blerja e dronëve ishte planifikuar muaj më parë, pas analizës së kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi. Lufta në Ukrainë ka treguar eficencën e tyre. Është domosdoshmëri e kohës, nuk ka asnjë kufizim ligjor, pavarësisht se çfarë thotë Vuçiçi. Ne do të blejmë edhe teknologji më të avancuar, jo vetëm dronë por edhe sisteme armatimesh”, tha Berisha.
“Serbia ka blerë sisteme raketore nga Rusia dhe është një satelit rus që ka bazën në kufi me Kosovën. Edhe ne do të blejmë të gjitha pajisjet që mund t’i përgjigjen Serbisë. Veprimet tona janë të harmonizuara me SHBA dhe sa i përket sigurisë kompetencat janë përgjegjësi e forcave të NATO-s”, shtoi Berisha.
/a.r