Vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Evropë dhe daton më shumë se 6 mijë vjet para lindjes së Krishtit. Të dhënat konfimrohen nga rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të Universitetit të Bernës në Zvicër.
Albert Hafner, arkeolog nga Zvicra shpjegon se gjetjet e zbuluara tregojnë se në këtë zonë ka qenë e zhvilluar bujqësia dhe më pas u përhah në Europë.
“Kemi që në 2021 që gërmojnë dhe po ndjekim gjurmët e hershme, afërsisht 6 mijë vjet para jezu krishtit. Po kërkojmë për drunjtë e ujit më të vjetër në Europë. Në Zvicër kemi zbuluar 6 mijë vjet të vjetër, ndërkohë që këtu i gjejmë dhe 2 mijë vjet më parë se ata tanët. Gjetjet tregojnë që këtu ka pasur fermerë. Gjetjet e këtushme hasen më pas edhe në jug të Italisë dhe më vonë në të gjithë Europën”, tha ai.
Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, vendbanimi i Linit,është një zbulim i rëndësishëm, që hedh dritë mbi elementë të mënyrës së jetesës dhe stadin e zhvillimit shoqëror të kësaj zone.
“Me ato cfarëq kemi kërkuar dhe rezutate paraprake konfirmojmë atë që për llojin e vet ky vendbani rezulton të jetë më i vjetri në Europë”, u shpreh Anastsi.
Ambasadorja zviceriane u shpreh se këto gjetje mund të ndikojnë pozitivisht për turizmin.
“Prania ime këtu është për të kuptuar cfarë zbulimesh janë bërë. Jam shumë e lumtur q ëuniversiteti i Bernës ka reputacion shumë të mirë. Qeveria zviveriane nuk e financon projektin, ne kemi një bahskëpunim të mirë me qeverinë shqiptare. Turizmi zviveran është i rëndësishëm për ne dhe këto gjetje e bëjnë më atraktive’, theksoi Ruth Huber.
Gërmimet tek vendbanimi palafit i Linit tashmë janë zhvendosur në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi struktura druri të pozicionuara në tokë dhe liqen.
Arkeologët kanë grumbulluar të dhëna për një tjetër vendbanim të ngjashëm, që shtrihet pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.
/f.stafa