Rreth 1 vit e gjysmë nga shpallja ‘non grata’ në SHBA dhe në prag të 1-vjetorit të futjes në listës e zezë të Britanisë së Madhe, Sali Berisha thotë se do të mbajë një konferencë të posaçme për shtyp për tezat e tij lidhur me non gratan britanike. Duke e quajtur Korrupsion trans-nacional i zyrtarëve, si armë për të shkatërruar opozitën, kreu i Rithemelimit, konferencën do ta mbajë të hënën në orën 12:00.
Por, teksa Sali Berisha kërkon të sqarojë të vërtetën e non gratës në Britani, ai ende nuk ka sqaruar se çfarë po ndodh me gjyqin në Paris, të hapur ndaj sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken për non Gratën nga Departamenti i Shtetit.
Berisha u shpall non grata në SHBA në maj të 2021 për korrupsion madhor, ndërsa po për korrupsion ai u shpall non grata edhe nga Britania e Madhe më 22 korrik të vitit të shkuar.