Urgjencat verore të shpërndara në qytetet kryesore bregdetare raportojnë rastet të shtuara të konsumimit të lartë i alkoolit dhe lëndëve narkotike, sidomos tek të rinjtë. Mjekët këshillojnë marrjen e masave pasi paraqitet rrezik i lartë në infarkte.
SUELA XHUFI
MJEKE TOKSIKOLOGE
“Dihet që organizimet festive, nëpër festa, drogat përdoren gjerësisht. Kemi një rritje të përdorimit të alkoolit nga të gjitha moshat, e shoqëruar nga substancat narkotike. por risku është më i lartë për të pësuar infarkte”
Rastet më delikate trajtohen në urgjencën spitalore të QSUT, ku vihet re fluks i shtuar. Ndërsa problematikat kryesore lidhen edhe me tempratuat e larta që kanë pushtuar vendin tonë këto ditë.
SUELA XHUFI
MJEKE TOKSIKOLOGE
“Më shumë rritjen e gjejmë tek urgjencat e plazheve duke qënë se kanë numrin më të lartë të pushuesve. Por rastet që kërkojnë më tepër kujdes ose janë më të vështira vijnë në QSUT, por pjesa e bregdetit e mban fluksin më të lartë aktualisht.”
Mbi 10 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në 30 qendrat verore te hapura qw prej 15 qershorit, 30% e tyre, turistë të huaj.
Gjithashtu janë vendosur në dispozicion edhe 18 njësitë e autoambulancave që organizojnë punën me të gjithë strukturat e kujdesit shëndetësor veror.
/f.stafa