Dy shqiptarët Marsid Sinia dhe Mentor Selmani janë shpallur fajtorë për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Armend Xhika në maj të 2021, raporton BBC. Ngjarja ndodhi rreth më 13 maj të vitit 2021 gjatë një konflikti në rrugën Earl Marshal Road Burngreave Sheffield të Anglisë. Gjatë gjyqit në Sheffield Crown Court, anëtarët e jurisë dëgjuan se si një grup burrash, përfshirë Senian dhe Selmanin, takuan Armendin dhe tre miqtë e tij.
Takimi u organizua pas një aksidenti të vogël automobilistik më herët atë ditë, për të cilin Armendi u fajësua. Pamjet e kamerave të treguara gjatë seancës tregojnë Armendin e plagosur bashkë me tre shokët e tij. 22-vjeçarin e dërgoi një shok i tij në shtëpi dhe më pas ia ndërroi jetë në mënyrë tragjike. Sipas dëshmive në seancë, ai kishte pësuar një plagë të thellë 10 cm me thikë në gjoks. Tehu i kishte prekur zemrën, ndërsa kishte marrë edhe katër plagë me thikë në qafë dhe trup. Selmani ishte kapur nga kamerat duke mbajtur një thikë. Të dy shqiptarët akuzohen në përfshirje edhe në sulme të tjera.
E gjithë ngjarja thuhet se nisi për një sqarim në mbrëmjen e 13 majit për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ku ishte përfshirë dhe mjeti që drejtohej nga Xhika. Makina tip “Vauxhall Insignia” e 22-vjeçarit shqiptar thuhet se ishte përplasur me një “Audi” në Rotherham po atë ditë, por disa orë më herët. Xhika dhe miqtë e tij Durim Dervisanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku mbërritën në vendngjarje disa minuta përpara se të pandehurit të dilnin me bashkëpunëtorët Eljaso dhe Mateo Cela. Mentor Selmani “veproi si rojtar” me një armë në të dy duart ndërsa të pandehurit e tjerë folën me miqtë e Xhikës. Por, gjatë takimit nisi një përplasje e dhunshme, shqiptarët e akuzuar ishin të armatosur dhe gjatë përleshej goditën Xhikën me thikë në gjoks, plagë e cila i shkaktoi dhe vdekjen.
/f.stafa