Sonte në emisionin Zululand të gazetarit Mustafa Nano ishte i ftuar analisti Eduard Zaloshnja.
A janë qyetarët e Tiranës të kënaqur me punën e krybashkiakut Erjon Veliaj?
“Barometri” i Zaloshnjës ka zbërthyer mendimin e banorëve të kryeqytetit që janë anketuar.
Sondazhi, i cili u mbyll më 19 shkurt, tregon se shumica (59% e qytetarëve) tregon se e pëlqejnë punën që po bën Kryebashkiaku Veliaj.
E përkthyer në terma politike, Zaloshnja tha se 70 mijë qytetarë më shumë se sa kanë votuar në zgjedhjet e fundit vendore, kanë përkrahur Veliajn.
Dhe të shpjeguar më tej nga Zaloshnja, këta 70 mijë anketues janë nga ata që kanë votuar për të majtën në zgjedhjet e përgjithshme, por, nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet vendore.
Por, të ndalur konkretisht në infrastrukturë, Zaloshnja tha se ka luhatje në votim.
Pra, kur anketuesit janë pyetur për përmirësimin e trafikut, 53 % mendojnë se “JO”, ndërsa 42 % mendojnë se “PO”.
Sa i takon pyetjes se: A besoni se do të përmirësohet ndiçimi për 3 vjet, 72 % mendojnë se mund të përmirësohet, ndërsa 23 % mendojnë se nuk do të përmirësohet.
Zaloshnja në bisedë me Nanon tha se “ata qytetarë që kanë votuar për Veliajn dhe nuk janë të kënaqur me punën e tij numërohen me gishtat e dorës”.
Teksa ndaluan tek debati i Parkut brenda Parkut, Zaloshnja tha se “Veliaj ka disa nisma që nuk i ka studiuar mirë”./Tema/