Në takimin e tij të zhvilluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me tensionet në veri të Kosovës, nëse ka mundësi që Serbia t’i kthehet dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lidhur me këtë çështje Rama tha se dialogu dhe arritja e një marrëveshjeje në nivelin franko-gjerman është e vetmja rrugë për të ecur përpara.
“Do ta përsëris atë që thashë, e vetmja rrugë përpara nuk është rruga e rritjes së tensioneve, por mënyra e dialogut dhe e marrëveshjes, e cila konfirmoet në nivelin franko-gjerman, nuk dua të përsëris këtu atë që thashë në Prishtinë, por askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun kur gjendemi në një situatë që nuk duhet ta lejojmë të ndodhë, do ta bënte të pamundur kthimin e situatës në mënyrën e vjetër, edhe pse sot është mund të kontrollohet. Duhet të ketë një këndvështrim të përbashkët”, tha Rama, duke shtuar: “Këmbëngulja për të mbajtur godina bosh të mbushura me policë m kryetar komunash të zgjedhur është një pengesë.
Kur të hapet rruga për zgjidhje do të bëjnë zgjedhje. Ne jemi anëtarë të Këshillit të Sigurimit të NATO-s, nuk kemi superfuqi, por jemi në Aleancë dhe gjërat i diskutojmë. Nuk e di se çfarë do të thotë Presidenti Vuçiç kur thotë se Këshilli i Sigurimit duhet të merret me veriun e Kosovës. Qëndrimi ynë do të merret në konsultë me aleatët”./m.j