Çfarë shikoni?
Ky iluzion i famshëm optik thuhet se teston marrëdhënien e shikuesit dhe zbulon sesi ai komunikon me partnerin.
Le Braise (shqip “Puthja”) është një vepër e mirënjohur arti nga artistja ruso-polake Sonia Lewitska, që daton në fillimet e shekullit të 20-të.
Imazhi tregon skicën e një mashkulli dhe një gruaje në një përqafim dashurie.
Sipas asaj që shkruan New York Post, për vite me radhë njerëzit kanë pretenduar se nëse ai që e sheh, fillimisht sheh një mashkull ose një femër, mund të tregojë për psikologjinë e individit, nga jeta sentimentale, deri te nëse janë ose jo njerëz të sinqertë.
Njerëzit pretendojnë se nëse shikuesi sheh fillimisht mashkullin mund të tregojë se ai ka një mashkull (ose meshkuj) në mendje. Kjo vjen sepse personi në fjalë mund të jetë i mërzitur me një mashkull të caktuar, ose lakmon një të tillë.
E njëjta gjë vlen edhe nëse individi sheh fillimisht femrën. Mund të nënkuptojë se shikuesi po mendon për një femër (apo disa), ose sepse një femër është në mendjen e tij, ose sepse dëshirojnë një të tillë.
Të parit femrën përpara mashkullit, sugjeron po ashtu se shikuesi ka më shumë gjasa të jetë më i hapur dhe në transparent me partnerin e tij. Me gjasë ky individ vlerëson bisedat e hapura e të sinqerta sa i përket ndjenjave dhe emocioneve dhe beson se ky është faktori kyç për të pasur një lidhje të shëndetshme. Kjo do të thotë gjithashtu se personi mund të mërzitet apo zhgënjehet nëse kjo nuk është reciproke.
Nga ana tjetër, nëse shikuesi dallon përpara mashkullin, ai mund të jetë një individ më i rezervuar dhe që e ka të vështirë për të komunikuar. Këta njerëz mund ta kenë të vështirë për të qenë të sinqertë dhe për të shprehur emocionet e tyre dhe të qenit të mbyllur mund të shkaktojë ndjenjën e vetmisë dhe izolimit në marrëdhënie.