• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

CILI BILL?

by Frrok Çupi
05/07/2023 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në shkallët e selisë së qeverisë ishin ulur 16 djem, asnjëri në të njëjtën moshë me tjetrin, asnjëri nuk e njihte tjetrin më parë se te shkallet. Gjëja që i bashkon është emri, të gjithë quhen njësoj, ‘Clinton’. Shfaqja e papame u luajt në ato momente kur në Tiranë po pritej me ceremoni dhe miqësi të veçantë, vetë presidenti Clinton, ai që ka ‘vulën’ zyrtare të këtij emri.

Të 16 të tjerët janë kopje.

Për çudi askush nga shqiptarët nuk i ka vënë emrin ‘Bill’ djalit të vet, kanë marrë vetëm mbiemrin ‘Clinton’. Shqiptarët e Kosovës, që nga dita kur u çliruan në vitin 1999 dhe nisën të bëjnë shtetin e tyre, e sollën Bill Clintonin deri në frymën e afërt, në farefisin e në familjen e tyre, si një totem të gjallë. Nuk kishin si ta nderonin më tepër veçse të trashëgonin emrin ‘Clinton’ te djali. Sot e kësaj dite, kështu vazhdojnë, përderisa aty në shkallët e selisë ndodhej edhe një fëmijë dy a tre vjeç me emrin ‘Clintoniana’. Po pse vallë shqiptarët kanë marrë mbiemrin ‘Clinton’ dhe jo emrin ‘Bill’ për emrin e fëmijës? Përveç tingëllimit më mirë në shqip të emrit ‘Clinton’, ka një thelb tjetër kjo që ndodh. ‘Bill’ është një gjë shumë e shkurtër dhe e mbytur, aq më tepër që mund të ketë më mijëra ‘Billë’ në gjithë Amerikën. Ndërsa Clinton njihet vetëm një, sidomos në Kosovë është vetëm një si vetë Zoti. Prindërit shqiptarë zgjodhën mbiemrin si emër për hir të forcës që paraqet mbiemri ‘Clinton’. Kur ai ishte president i Amerikës, dha urdhër për të bombarduar Beogradin, çliroi Kosovën, vuri ca kufij dhe u tha kosovarëve: ‘ua solla lirinë me luftë, tani fitoni paqen’.

Kjo ishte e tëra dhe prandaj kosovarët mbetën me vështrimin nga lufta. Kort Schork, gazetar i Reuters, një gazetar lufte që shkëlqeu edhe në luftën e Kosovës, bënte si bënte dhe vinte në Tiranë sa për të marrë frymë. Një ditë më tregon se çfarë po ndodhte në Kosovë me emrat:

-Deri tani kam numëruar 13 fëmijë që sapo kanë lindur por u kanë vënë emrin ‘Apache’- më tha.

Boeing AH-64 Apache është një helikopter sulmues i prodhimit amerikan që ulej kudo, natën dhe ditën, që u përdor në Luftën e Kosovës dhe bëri namin. Kosovarët e shikonin edhe helikopterin si zotin e qiellit, për shkak të forcës; prandaj edhe u vunë emrin fëmijëve. Edhe në Tiranë, pas luftës së Dytë, shumë fëmijë morën emra Partizan, Luftëtar, Ideale, Kongrese, Molotov, Republikë…, të gjitha me veshjen e forcës së kohës. Vetëm emrin ‘Enver’ nuk e përdorën shpesh- dhe kjo për të njëjtën arsye, për arsyen e frikës. Arsyeja pse u përdor emri ose mbiemri i të fuqishmit, qoftë president, tank apo helikopter, lidhet me histerinë e frikës. Është e njëjta arsye pse në fise të caktuara, sot e kësaj dite shenjtërohet kafsha e caktuar dhe kjo quhet ‘totem’.

Gjithë kjo marrëdhënie me emrin e të fuqishmit kur njeriu ka frikë, është marrëdhënie false. Shikoni marrëdhënien e kosovarëve me Clinton. Vetë Clinton origjinal erdhi në Tiranë, qëndroi mysafir dy ditë, por asnjë lider i Kosovës nuk erdhi ta takojë. ‘Ai ishte, tani nuk është!’, thanë. Edhe monumenti në Prishtinë, si një vepër e shëmtuar skulpturore, mund të hiqet pas pak ose do të duket si ‘Bill Clinton Berisha’, djaloshi që u paraqit, edhe ky i gjallë në shkallët e selisë së qeverisë. Lufta e vitit 1999 është harruar që tani në Kosovë. Edhe lideri i saj, Clinton, duket si totem i vdekur. Vetë Pavarësia e Kosovës duket si një çantë që dikush e ka harruar në rrugë. Vetë Republika e Kosovës dhe flamuri i saj nuk njihen nga qeveria e Republikës së Kosovës. Atëherë çfarë duhet kjo marrëdhënie familjare me emrin ‘Clinton’ ? Kjo është marrëdhënie false, njësoj si çdo marrëdhënie e fiseve të dobëta me perëndinë e vdekur. Sapo kaluan pak vite në liri, kjo marrëdhënie u shkri si bora; nuk ekziston më. Qeveria e Kosovës po e çon vendin në izolim, me të njëjtin instinkt për t’u ndarë nga Amerika dhe gjithë Perëndimi. Mund të pranojë marrëdhënie të reja me cilindo, qoftë edhe me Shtetin Islamik, por jo me Amerikën që ‘mbaroi punë’. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës tha dje se ‘populli këtu është i hutuar’; i hutuari mund të dërgohet në çdo vathë. E vetmja forcë që është kthyer e gjallë, pas vdekjes në vitin 1999, është Serbia. Qeveria e Kosovës, që nga mëngjesi në mbrëmje thërret “Serbia!, Serbia!, Serbia!’, me qëllim që të ngjallë frikën për një rrezik të vdekur që në luftën e Clintonit. Rreziku i Serbisë nuk ekziston më që atëherë, por i duhet qeverisë shqiptare që të mbahet gjallë. I duhet për të sunduar popullin e vet përmes frikës. Prapë po e kthejnë Kosovën në histerinë e frikës, aty ku ishte.

Next Post
3 Korrik 2023, dita më e nxehtë në nivel global

3 Korrik 2023, dita më e nxehtë në nivel global

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

October 25, 2026
Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

October 25, 2026
“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

October 25, 2026
La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

October 25, 2026
Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

October 25, 2026
U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

October 25, 2026
Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

October 25, 2026
Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

October 25, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Tirana në vandalizëm: Dhuna nuk është protestë, dialogu është e vetmja rrugë!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In