Në seancën e sotme parlamentare, e cila vijon ende me debate dhe diskutime mes mazhorancës dhe opozitës pati edhe momente pikante.
Deputetët u ulën në karriget e tyre për të mbajtur sesionin e radhës. Mirëpo, para se ato të futeshin nuk kishin si të mungonin dhe disa foto të shkrepura nga fotografët jashtë Kuvendit.
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, kishte përgatitur për qeverinë një buqetë me grurë duke thënë se të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe nuk kanë marrë asnjë subvencion. Sipas tij, pasi qeveria u mori votat, abuzoi me çmimin.