Një aeroplan luftarak rus i tipit Su-25 është rrëzuar në Rusi, ku humbi jetën piloti.
Aeroplani është rrëzuar në një zonë të pabanuar në rajon Stavropol, transmeton Telegrafi.
“Aeroplani është rrëzuar gjatë një fluturimi testues në afërsi të aeroportit ushtarak Budenovsk”, kanë bërë të ditur në ministrinë e mbrojtjes.
Në një deklaratë të lëshuar për media, thuhet se në aeroplani nuk ka pasur municioni dhe se është rrëzuar në një zonë të papopulluar.