Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në emisionin “Në Shënjestër” foli për situatën në kampin e muxhahedinëve dhe përplasjeve e policinë shqiptare pas aksionit të kësaj të fundit në kamp.
Gjatë bisedës me gazetaren Klodiana Lala, ish-prokurori theksoi se lidhur me muxhahedinët nuk është firmosur asnjë marrëveshje, duke sqaruar se ka pasur vetëm një letër ku pranojnë detyrimet.
Pjesë nga biseda në studio:
Studiuesi Ledion Krisafi: Një pjesë e tyre ishin me diploma me teknologji dhe shumë prej tyre kanë përvojë. Iranin ato e njohin shumë mirë dhe është një organizatë e përgatitur për sulmet.
Ish-prokurori Beci: Duhet të kuptohet mentaliteti i tyre. Duke pasur në konsideratë rrezikun e kësaj organizatë, ishin të vetëdijshëm se kishin të bënin një organizatë paraushtarake. Pranuan të dorëzojnë armët dhe ndaj u hoqën nga lista e OKB. Të gjithë pjesëtarët mendoj që ishin të përgatitur edhe ushtarakisht. Këta patjetër që kanë aftësi teknologjike për të kryer sulme. Nga Shqipëria deri në Iran si do ta bënin opozitën? Dihej që patjetër opozitën e tyre në formë elektronike e bënin, por kujtoj që kur këta kanë mbërritur qeveria shqiptare mori përsipër t’u blinte këtyre me shpenzime e tyre një tablet, ndërsa shpenzimet e tjera ishin të mbuluara.
Qeveria shqiptare thotë që ka marrëveshje, çfarë mund të na thoni për këtë?
Eugen Beci: Nuk ka një marrëveshje, kam hetuar katër vite. Në kuptimin juridik, marrëveshje është kur firmosin dy palët. Ka ndërmjetësim të UNCR në bazë të konventës. Me këta shtetas ka vetëm një letër, pranim detyrimesh, pra të gjithë anëtarët kanë nënshkruar një letër e njëanshme që të mos merren me politikë.
Ministri i Brendshëm deklaroi se prishën marrëveshje?
Eugen Beci: Kanë bërë një deklaratë të pranimit të detyrimeve. Nuk kemi parë kurrë një marrëveshje, deklaratë po kemi parë.
Studiuesi Ledion Krisafi: Ky grup duket se e ka humbur mbështetjen e SHBA-ve. SHBA duket se kanë kuptuar se regjimi nuk mund të rrëzohet në këtë mënyrë.