Një prej tyre, Ibrahimi rrëfeu se ai ka qëndruar plot 17 vite në MEK, ndërsa ka treguar se atyre nuk u ishte lejuar të takonin familjarët e tyre, madje sipas tij, kur ata shkonin për t’i takuar, muxhahedinët e MEK i gjuanin ata me gure.
“Dua të them se quhem Ibrahim Muradi, kam ndejtur 17 vite në MEK. Kur vinin familjarët në MEK për të na takuar ne i qëllonim me gurë, Nuk zgjodha të shkoja ne MEK se isha një burrë me fëmijë, por u mashtrova nga ata. Policia shqiptare më herët ka qenë si eskortë për muxhahedinët, i mbronte ata. Por edhe pse policia shqiptare i ka mbrojtur ata i kanë kundërshtuar dhe i kanë dalë kundër.
Të kundërshtosh policinë, është të kundërshtosh Shqipërinë. Falenderoj qeverinë shqiptare për të gjitha veprimtarinë në MEK, e nëse do më jepet mundësia dua të jetoj në Shqipëri se më pëlqen shumë Shqipëria dhe ndihem i sigurt në Shqipëri”,-tha ish-anëtari i MEK për Euronews Albania./m.j