Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima” në Tiranë. Sipas policisë motori i uniformave blu është përplasur me një automjet.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy policët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.
Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet ne njoftimin e policise.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./m.j