“Apartamenti 2Xl” ka qenë një ndër spektaklet më të suksesshëm të humorit në Shqipëri. Pasi u bë e ditur se ky është sezoni i fundit i “Klanifornia”, në rrjet qarkulluan lajme se aktori Julian Deda do të risjellë ‘Apartamentin 2XL’, së bashku me aktorët e tjerë që kanë qenë pjesë e saj. Mirëpo duket se kjo nuk do ndodhë, të paktën për tani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë aktori i cili thotë se ndihet mirë kur shikon komentet që kërkojnë atë spektakël humori mirëpo shton se nuk është çdo gjë në dorën e tij. Ndër të tjera Juli shprehet se ndihet aq mirë në atë format, saqë do bashkëpunonte me çdo televizion që do e ndihmonte për ta realizuar. Duke lënë kështu një derë të hapur për sezonin e ardhshëm televizivi.
Reagimi i plotë i tij:
“Apartamenti 2xL, dy fjale sa per tu sqaruar. Si filllim ju falenderoj nga zemra, qe e doni kaq shume. “Pse nuk ktheni Apartamentin?, “Apartamenti 2xL ishte fantastik”, “Kthejeni 2xL-ne se na ka marre malli”, keto jane komentet tuaja te shumta gjate gjithe ketyre viteve dhe sidomos keto ditet e fundit. Ndjehem mire kur i lexoj, sepse edhe une mendoj si ju.
Ajo qe duhet te dini, eshte se realizimi i ketij spektakli nuk eshte 100% ne doren time, se po te ishte per mua, do lija çdo lloj pune per tu marre me Apartamentin 2xL, aq e dua si format. Si aktor, jam ndjere aq mire ne ate spektakel, sa jam gati te bashkepunoj me çdo televizion qe ka mundesine dhe deshiren per ta realizuar.
Megjithate, kjo nuk do te thote se nuk mund te behet, nuk do te thote se nuk eshte nje opsion per sezonin e ri televiziv. Nje gje eshte e sigurte, Apartamenti 2xL nuk eshte i lehte per tu realizuar, kerkon buxhet dhe organizim te miremenduar dhe kete mund ta beje vetem nje televizion me kellqe.
Prandaj te dashur miq, mos mendoni se nuk duam ta risjellim, duam vetem, qe kur te rishfaqet te jete ne lartesine e duhur, ashtu siç ju e deshironi Apartamentin 2xL.
Ju perqafoj…!”, ka shkruar Juli në Instagramin e tij.