• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Historia drithëruese e vdekjes së shqiptarit në Itali/ E motra: Mediat shkruanin se ‘vdiq nga mbidoza’, italiani më tha ‘ta kanë vrarë vëllanë’

by A M
25/06/2023 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irena ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan dhe ka rrëfyer historinë rrëqethëse të vdekjes së vëllait të saj.

Ajo tregon se i vëllai ka vdekur në moshën 32-vjeçare në Itali teksa rrëfen se ai ka humbur jetë në 14 Maj të 2013-shit dhe është varrosur në Gusht të 2013-shit pasi nuk kanë pasur asnjë dijeni rreth tij për mbi 3 muaj.

Irena thotë se mediat italiane asokohe kanë shkruar për vëllain e saj se “ka vdekur nga mbidoza”, ndërsa tregon se një italian, i cili i ka treguar ku ndodhet në morg i vëllai i saj i ka thënë se “atë e kishin vrarë”.

Për më tepër ndiqni më poshtë historinë e përjetimeve drithëruese të Irenës:

Irena: Jetoj në periferi të Hamburgut, kam 4 fëmijë. Muajin tjetër bëhem gjyshe. Jam 42 vjeç. Kam ftuar mamin dhe babin. Janë zemrat e mia.

Ardit Gjebrea: Bëhet fjalë për vëllain që ju e keni humbur në vitin 2013?

Irena: Nuk besoj se do të ketë histori në Shqipëri si historia jonë. Vëllai më ka vdekur më 14 Maj 2013-ën për ta varrosur, e kemi varrosur më 20 Gusht 2013-ën, 3 muaj e 10 ditë nuk e kemi ditur se ku është. I kemi humbur kontaktet komplet. Më 8 Maj, vajza ime ka ditëlindjen. Ka qenë hera e fundit që folëm. Vëllai jetonte në Romë, punonte picajol-lavapjatës. Unë jma fëmija i vetëm i familjes tani. Vëllai ka vdekur në moshën 32-vjeçare, domethënë rreth 15-16 vjet ka jetuar në Itali.

Ardit Gjebrea: Si ndërroi jetë?

Irena: Nuk di asgjë. Nga kërkimet tona, telefonatat, facebooku, i shkruanim në telefon nuk përgjigjej, iu shkruanim njerëzve tanë se a dini gjë…

Ardit Gjebrea: Si ishte marrëdhënia juaj me vëllain, sa shpesh komunikonit?

Irena: Kishte raste gjithë natën. Kur e linte punën në 11 të natës flisnim bashkë, e me fëmijët e mi. Ka qenë i pamartuar. Më 20 Maj kam filluar kërkimet e mia. Gjurmët e mia shkuan gjithandej, nuk kam lënë zyrë… Kam shkuar në rajonin e policisë numër 6, më thonin që është në punë. Kam shkuar tek Avokati i Popullit, kam marrë 2 avokatë. Kam 10 vjet që as nuk e dimë se a është vëllai im tek varri a nuk është.

Ardit Gjebrea: Kush ju njoftoi juve që sollët trupin e vëllait në Shqipëri? Kur e morët vesh që vëllai juaj nuk jeton më?

Irena: Ka qenë data 17-18 Korrik, më tha njëri në Facebook se unë po kërkoja shokët e tij se mos e ka ndonjë numër kontakti ose mos ka rënë në burg. I shkruajta një italiani që e gjeta në Facebook se kishte komentuar tek ai, më ka thënë vetëm kaq “vëllai ka vdekur”. Kam marrë një numër telefoni, kam kontaktuar, ai ma ka dhënë adresën dhe më tha që “e ke në filan vend, shko merre”. Më atë numër që më ka marrë, ai numër u fshi. Nuk kam as emër dhe as mbiemër të italianit, fare. Kanë shkruajtur mediat italiane për vëllain tim se “ka vdekur nga mbidoza”.

Ardit Gjebrea: Ju kishte thënë ndonjëherë vëllai ndodnjë gjë për problemet me drogën, a e dinit ju që ai ishte përdorues i drogës?

Irena: Jo, fare. E merrnim me kamera. Ai ishte gjithë kohës në bodrum, lante pjata dhe kusia në resorant. Ai do të ma thoshte nëse do të ishte përdorues droge. Nuk besoj se ka humbur jetën nga overdoza. Vdekja e tij është pak e çuditshme. Ai është gjetur në një shesh të madh në Romë dhe është gjetur në sediljen e mbrapme të një makine dhe vetëm me të brendshme kur ai nuk di t’i japë makinës. Nuk ka pasur fare, as pantollona të shkurtra, asgjë ka qenë vetëm me mbathje.

Ardit Gjebrea: Po makina e kujt ishte?

Irena: Këtë nuk kam arritur ta zbuloj as se e kujt ka qenë makina dhe as se çfarë ka bërë në atë makinë dhe as pse ndodhet makina në shesh. I kërkova ndihmë shtetit shqiptar dhe i thashë që ju lutem a ka ndonjë bamirës që të shkoj e ta sjellë trupin e vëllait sepse më tha italiani që “të tregoj derën e morgut ku ndodhet vëllai yt”. Ai më tha “që e kanë vrarë vëllain tënd dhe e kanë hedhur në makinë”.

 

Next Post
“Gjenden stilolaps përgjues dhe disa…”/ SPAK bastis shtëpitë e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit

Nata e parë e Safet Gjicit në qelinë e bllokut të sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet nga lartë/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

Pamjet nga lartë/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

October 31, 2026
Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

October 31, 2026
Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

October 31, 2026
Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

October 31, 2026
Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

October 31, 2026
Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

October 31, 2026
Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

October 31, 2026
“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In