Kreu i bashkisë Pogradec është vënë nën procedim penal nga Policia e Shtetit. Mësohet se Eduart Kapri akuzohet për pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës si dhe goditje për shkak të detyrës.
Proçedimi ndaj tij filloi pasi, sot në Komisariatin e Policisë Pogradec, ka bërë kallëzim shtetasi F.B, 36 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë përmbarues gjyqësor) Shtetasi F.B, deklaron se sot më datë 29.02.2016, ka shkuar për të zbatuar, ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, në Ndërrmarjen e Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec, por aty është penguar për ekzekutimin e këtij vendimi, nga Kryetari i Bashkisë Pogradec, shtetasi Eduart Kapri, si dhe pretendon se është goditur per shkak të detyrës, nga ky i fundit.