Mbaye Niang do të mungojë për Milanin rreth dy muaj.
Sky Sport ka raportuar gjatë ditës së sulmuesi i Milanit, Mbaye Niang, ka pësuar aksident teksa udhëtone me mjetin e tij pas ndeshjes me Torinon dhe se do të mungojë rreth dy muaj.
Sipas Sky Sport, Niang ka dëmtuar rëndë shpinën dhe kaviljen, çka do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij deri në fund të prillit.