Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat u pyet nëse do të ketë protesta siç ka paralajmëruar dhe Sali Berisha.
Duke nënkuptuar se vetë qytetarët duhet të organizohen në protesta, Meta u shpreh se ky është një proces reflektimi për të gjithë aktorët edhe vetë shoqëria duhet të reagojë.
“Opozita duhet të bëjë gjithçka që duhet, po ashtu edhe shoqëria të bëjë gjithçka që duhet në mënyrë që të jetojë me dinjitet të pacënuar nga askush. Ky është proces reflektimi i gjithë aktorëve.
Opozita ka bërë protesta, padiskutim që do të bëjë protesta por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë.
Të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse duan të jetojnë si qytetar të lirë të paintimidueshëm që nuk e meritojnë t’u kontrollohet vota as nga shefat e administratës ku punojnë dhe as nga policisë”- tha Meta./m.j