Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë shihet me skepticizëm nga mjekët. Ish-shefi i shërbimit të Toksikologjisë Zini Sulaj, i cili punon me pacientë me varësi nga drogat flet për problemet që do të sjellë miratimi i këtij ligji, ashtu siç ndodhi dhe në vendet e tjera.
Mjeku toksikolog shprehet i bindur se legalizimi i kanabisit mjekësor do të shkaktojë më shumë dëme ne shoqëri, veçanërisht tek të rinjtë, se sa përfitime ekonomike për shtetin.
Kanabisi është një bar alternativ, jo jetë-shpëtues, që mund përdoret vetëm për një numër të kufizuar sëmundjesh, nga pacientët më HIV, me epilepsi, ata që vuajnë nga skleroza multiple dhe pacientët që kryejnë kimioterapi.