Pas nismave për të mbrojtur bisedat private me një fjalëkalim, aftësinë për të redaktuar tekstin e mesazhit, apo aftësinë për të mbajtur privat statusin tuaj në linjë, dy veçori të reja vijnë në WhatsApp për ta përmirësuar dhe më shumë sigurinë e përdoruesve të aplikacionit.
E para ka të bëj me mundësinë për të mos lejuar telefonatat nga numra të panjohur.
E dyta me kontrollin më të mirë të privatësisë gjatë përdorimit të aplikacionit.
Si të bllokoni thirrjet e panjohura
Falë këtij funksioni të ri, tashmë aktiv në të gjitha pajisjet me përditësimin e ri, është e mundur të filtrohen automatikisht thirrjet e padëshiruara, çdo mashtrim apo thirrje hyrëse nga persona të panjohur, gjithmonë me synimin për të pasur një mbrojtje më të madhe.
Për ta aktivizuar, pasi të keni hyrë në seksionin “privacy”, thjesht zgjidhni artikullin “thirrjet” dhe më pas “heshtja e thirrjeve nga numra të panjohur”. Kështu që telefonatat nuk do t’ju shqetësojnë, por do të jenë ende të dukshme në listën e telefonatave të marra.
Si të aktivizoni kontrollin e privatësisë
Risia tjetër, siç thamë, është kontrolli i shtuar mbi privatësinë . Në thelb gjithçka që lidhet me këtë temë është mbledhur në një faqe të vetme. Duke zgjedhur «start control», nga seksioni Privacy, mund të forconi sigurinë e mesazheve, bisedave, telefonatave dhe informacioneve personale.
/a.r