Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një serb të implikuar në sulmet ndaj gazetarëve kosovarë në Leposaviq.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Uros Vukasinovic.
Policia ka bërë te ditur se sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve.
Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.
Indeksonline / a.r