Shprehja frazeologjike që thotë se “gjithçka që shkëlqen nuk është flori”, shërben më së miri për të perifrazuar rrënimin që ka nisur të perandorisë së Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si ‘Salt Bae’.
Mbreti i hamburgerëve dhe mishit “të artë” sipas mediave ka marrë goditjen e parë për perandorinë e tij, me mbylljen e restorantit të tij në Nju Jork.
Pasi fitoi titullin e restorantit më të keq në qytet, ‘Salt Bae’ i turkut të famshëm falimentoi dhe sipas Guardian, Nusret dështoi pasi mendoi se fama e tij dhe 52 milionë ndjekësit në Instagram do të mjaftonin për t’u katapultuar në një qytet, banorët e të cilit janë të fiksuar pas gjetjes së hamburgerit më të mirë.
Njujorkezët nuk e përtypnin dot hamburgerin “e artë” me kosto 100 dollarë të Nusretit dhe as dollarë secili, as performancën me kripën që kushtonte 99 dollarë.
Disa kujtojnë ende radhët që ekzistonin në ditët e para në 220 Park Avenue , ku ishte vendosur restoranti i shefit turk të fiksuar pas publicitetit, por shumë shpejt nisën goditjet nga kritikët, degustuesit dhe klientët.
Restoranti fitoi shpejt titullin jo shumë të lakmueshëm si më i keqi që është hapur ndonjëherë në Nju Jork pas shkurtit të 2019-ës.
Më pas erdhën komentet që flisnin për sallata të këqija e një menu po ashtu jo tërheqëse.
Ai kishte dy biftekë në Nju Jork, të cilat janë shumë të shtrenjta pasi biftekët e tij “të artë” kushtojnë më shumë se 1000 dollarë në varësi të peshës së tyre, ndërsa për të ardhur vetë në tryezë dhe për të hedhur kripën, fatura duhet të kalonte 3000 dollarë.
Disa eskpertë thonë se rënia e Nusretit në Nju Jorku mund të sinjalizojë një spirale tatëpjete për kasapin turk.
Kjo pasi, gjithçka sillet rreth ekstravagancës së ‘Salt Bae’ që nuk heq kurrë syzet e diellit, udhëton me avion privat, nxjerr vazhdimisht puro dhe orën e artë Patek Philippe në dorë, por harron se ushqimi shijohet.
Duke folur për New York Times, ai tha se amerikanët dhe njujorkezët e duan, por burgerët e tij të vegjël në Park Avenue dështuan.
Ai gjithashtu ka marrë një shuplakë nga ish-punonjësit që e akuzojnë për vonesa me pagat, diskriminim dhe shkelje të kodit të punës në një mori padish.