• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

8 orë në autobusin e shkollës, stafi harron 3-vjeçarin brenda

by A M
18/06/2023 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protagonisti i asaj që mund të ishte kthyer në një tragjedi, është një djalë 3 vjeç nga provinca e Teramos në Itali.

Pas 8 orësh në autobus, vetëm rreth orës 3:30 të pasdites shoferi i autobusit dhe asistentja kanë kuptuar se e kishin harruar të miturin në autobus duke nxituar ta nxirrnin prej andej.

Siç raportojnë mediat italiane pa i dhënë ndihmën e parë ata e kthyen përsëri 3-vjeçarin te nëna dhe i treguan se çfarë ndodhim por duke kërkuar që ngjarja të mos raportohej.

Ndërkohë, bashkia i ka dërguar një kërkesë zyrtare për shpjegime kompanisë që menaxhon kontratën për shërbimin e autobusit shkollor.

Ngjarja e ndodhur të enjten më 15 qershor është raportuar nga Il Messaggero .

Të shoqëruar në spital, pas analizave mjekët raportuan se i vogli ishte “krejt i dehidratuar”, por më e keqja u shmang.

“Nipi im nuk ka ngrënë për më shumë se 24 orë. Ai mezi gëlltisë lëngje. Mjeku i urgjencës na këshilloi që trauma e pësuar të vlerësohej nga psikologu pediatër”, tregoi tezja e vogëlushit.

Tezja shpjegoi se nipi duke qenë më i riu i grupit është ulur në një vend të veçantë. Atë ditë, ndoshta nga nxitimi i tyre, dy punonjësit e bashkisë e kanë harruar fëmijën në mjetin e parkuar jashtë shtëpisë së shoferit që banon pranë shkollës.

Kryebashkiaku i Campli, Federico Agostinelli ka vendosur të pezullojë asistentin e autobusit të shkollës përkohësisht në pritje të hetimeve, ndërsa për shoferin nuk është marrë asnjë masë për momentin.

 

Next Post
VIDEO| Karkalecat pushtojnë një qytet në SHBA, banorët në panik

VIDEO| Karkalecat pushtojnë një qytet në SHBA, banorët në panik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com