Gruaja që shfaqet në videon me Safet Gjicin ka patur më herët në shënjestër zyrtarë të tjerë të lartë.
Një burim që njihet me një nga viktimat e saj, tha se në të paktën një rast, shantazhi për t’i marrë viktimës shuma parash me videot e regjistruara, ka shkaktuar edhe probleme të rënda.
Ai sot nuk jeton më, ndërroi jetë nga infarkti papritur në moshën vetëm 50 vjeçare.
Në kohën e episodit fatal që i mori jetën, ai ka patur një histori pikërisht me A.K., 40 vjeçaren e shfaqur në videon me Safet Gjicin, e cila në atë kohë ka qenë rreth 33 vjeç.
Video është përdorur më pas për t’i bërë atij presion.
“Kur ai ka zbuluar ekzistencën e videos dhe identitetin e vërtetë të personit që kishte njohur, kërcënimi se ajo video mund të bëhej publike, është kthyer në fatal” – tha burimi që e lidh infarktin që i mori jetën zyrtarit pikërisht me këtë histori. (DITA)