Mediat britanike janë duke raportuar se trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tashmë u ka treguar pronarëve të klubit anglez se cilët dëshiron në ‘Etihad Stadium’ për edicionin e ardhshëm. Sipas mediave britanike, Guardiola ia ka dhënë një listë të lojtarëve që i dëshiron drejtorit sportiv të Cityt, Txiki Begiristain. Në këtë listë është mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo. Përveç Marcelos, Guardiola kërkon edhe Kroos e Iscon.
Në fakt ky i fundit edhe mund të largohet nga ‘Santiago Bernebu’ pasi nuk është startues i rregullt. Mbetet të shihet nëse Zinedine Zidane do të lejojë largimin e yjeve të tij, referon “Express”.