Rreth 32 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës që nga viti 2009 e deri më tani, raporton KTV. Arsye për këtë sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme është se disa vende të Bashkimit Evropian nuk i lejojnë dy shtetësi për shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së.
E numri i atyre që kanë kërkuar shtetësinë e Kosovës është 6 mijë persona, por vetëm 1200 prej tyre e kanë fituar atë. Personat të cilët kanë fituar shtetësinë e Kosovës janë kryesisht nga vendet fqinje, e cila lejon një e më shumë shtetësi. Të dhënat gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, tregojnë se në pikat kufitare janë kthyer 16 mijë 546 persona të riatdhesuar nga shtetet e ndryshme.