Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së premtes në Tiranë, ku për pasojë një person ka humbur jetën, teksa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas të dhënave të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku automjeti tip “BMW X5”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.
Përplasja ka qenë e dhunshme dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r