Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë te Rruga e Koplikeve, ne qytetin e Shkodrës.
Paraprakisht dyshohet se nga shpërthimi mund të ketë persona të lënduar, ndërkohë në vendngjarja kanë mbërritur policia, ambulanca dhe zjarrfikësja.
Në vijim pritet një njoftim zyrtar nga policia e Shkodrës, për të shënë më shumë detaje mbi ngjarjen.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit të bombolës në banesën e 76-vjeçares Fahrije Muçaj, e cila jetonte me qira nuk pati të lënduar.
Një prej qytetarëve t zonës tha se në banesën e të moshuarës ndodheshin dhe dy persona të tjerë, dhe sipas tij të këta të fundit janë të pamundur nga ana shëndetësore.
Shpërthimi ka qenë i fortë tha banori, por fatmirësisht të tre personat që ndodheshin në banesë janë larguar në kohë.
“Bombola ka qenë mbi 5 kg, fat i mirë që kanë shpëtuar njerëzit. Në gatishmëri kanë qenë të gjithë, i lumtë. Janë në moshë, pashë zjarr. Nuk ka dëme në banesat e tjera, kolektivi i pallatit ishte në gatishmëri. Në banesë ishin tre persona, janë të sëmurë, invalid”.