Nga Indrit Vokshi
Drafti i Edi Ramës për asosacionin ishte draft i ShBA – Rama u përdor si korrier. Draftin e kritikuan Vuçiqi dhe Kurti. ShBA nuk e kritikoi draftin.
Prandaj Albin Kurti nuk duhet të frymëzojë propagandë anti-Shqipëri. Se Amerikën po e quajnë “vegël të Serbisë” që mbron “kërkesat e Beogradit” (shpifje).
Shqipërinë kanë nisur ta quajnë tradhëtare pse paraqet kërkesat e Amerikës. Iu kanë dalë me hile Amerika e Shqipëria.
Shihni se hilen mund ta keni brenda në Kosovë. Nuk ka faj as Amerika as Shqipëria pse për 15 vjet, celula e Kurtit e kanë quajtur asosacionin tradhëti dhe tani kur iu duhet ta nënshkruajnë, kanë frikë se iu shkatërrohen karrierat.
Kopilia për të akuzuar “se tradhëtia iu ka ardhur gjithmonë nga Tirana” e njëlloj po na vjen edhe tash, s’mund të përdoret vendepavend. Është manipulim i neveritshëm me historinë i celulës Kurti.
Se p.sh kur hynë brigadat nga Shqipëria në 1945, Shaban Polluzhën e kishin rrethuar brigadat jugosllave të komanduara nga Shaban Haxhia, Ali Shukria e Malë Sadiku me ushtarë të Gjakovës e Prizrenit. Nuk ishin nga Tirana. Ndaj them, shihni se e keni brenda në Kosovë hilen.
Edhe sot, është kush është Edi Rama, ne e dimë, por Shqipëria propozoi draft të Washingtonit, jo të Moskës.
A duhet që Shqipëria të rreshtohet kundër ShBA për interesa karriere të Kurtit? Jo. Shqipëria ka detyrë të jetë lojtare politike e tavolinës politike, jo ta bazojë qëndrimin tek kënga me çifteli.
Duhet të urojmë që Kosova të ketë udhëheqje me kapacitet për të qenë lojtarë që e dëmtojnë shtetin sa më pak.