14 vite më parë, Pep Guardiola fitonte “tripletën” me Barcelonën e tij të famshme, që nga ajo ditë, Champions League iu kthye në një opsesion, dështoi ta fitonte me Bayern Munich, ndërsa nuk arriti as dy vite më parë në finale me Man.City. Më në fund, Guardiola i përgjigjet të gjithë skeptikëve, arrin të fitojnë kupën me “vesh të mëdhenj” edhe me Man.City. Në Stamboll, tekniku spanjoll vendos një rekord absolut, bëhet trajneri i parë që fiton “tripletën” e famshme me dy ekipe të ndryshme:
“Këto kompeticione janë si një monedhë, në fund mund të na barazonin, mund të shkonte në shtesë, mund të fitonte Interi, por mund të fitonim edhe më lehtë, nëse Foden do e dërgonte në 2-0. Ishte e shkruar në yje, këtë herë na takonte neve. Kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, unike, dhe jam shumë i lumtur. E dija që nuk do të ishte e lehtë përballë Interit, futbolli italian është rritur shumë. Dua të falënderoj drejtorin sportiv të Man.City, CEO e klubit, çdo ekip tjetër do të kishte shkarkuar prej kohësh. Shumë klube shkatërrojnë projektet e tyre pikërisht për të arritur këtë sukses”, u shpreh Pep Guardiola.
/f.stafa