Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, për ish-deputetin Halit Valteri s’është gjë tjetër veçse një lojë e SPAK.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Valteri u shpreh se ndonëse ka dorëzuar 10 dosje në SPAK, asnjëra prej tyre nuk është prekur.
“Me çfarë shikoj unë, Vangjush Dako është një lojë për të mbajtur SPAK-un në lojë. Kemi një SPAK, i cili u bë katër vite që është krijuar. Presim të bëhen arrestime, presim të behët nami nga ky SPAK-u. Vetëm unë, kam çuar nja 10 dosje aty dhe nuk e kanë filluar. Po i mbulon pluhuri i harresës, korrupsionit dhe pluhuri i nepotizmit në atë institucion.”
/a.r