Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Manëz të Durrësit. Një vajzë 5-vjeçare është mbytur në përroin e fshatit Tarin.
5-vjeçarja me iniciale S.Sh. ka qenë duke luajtur në buzë të përroit kur i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë brenda tij.
Pavarësisht përpjekjeve të banorëve të zonës, ka qenë e pamundur që vogëlushja të shpëtohej.