Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ish-zëvendësit të tij Ilir Rusmali, të cilin e ka konsideruar kriminel elektoral. Në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PD-së tha se me urdhër të Ramës rrëmbeu Bashkinë e Belshit.
Më tej ai theksoi se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend të botës, dhe se nil ndodh kurrë që kryeministri të caktojë kryetarin e koalicionit opozitar.
“I njëjti skenar është i tillë nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, që ëndërron të bëhet Avokat Populli, është me Dumrenë.
40 vota, të gjitha në çdo kriter ligjor të pavlefshme, shpallen të pavlefshme nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, për t’i rrëmbyer mandatin Bedri Qypit.
Ndërsa 16 vota shpallen të pavlefshme pasi iu ishte vetëm një votë, kurse vota që shkruhej me laps të kuq dhe bëheshin shënime, ato ishin për kriminelën zgjedhore Ilir Rusmali dhe Edi Ramën, të tjerët.
Natyrisht ne do ndjekim çdo ligj, përfshi Strasburgun. Kjo ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta. Përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpall Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap për të rrëmbyer votën e shqiptarve. Ndaj nuk, duhet me këtë veprim të jashtëm të një dialogu për mediat dhe direkt, në mënyrë që të ngremë në këmbë që lëviz në këmbë që presin shqiptarët nga ne.
Kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Nuk ndodh kurrë që kryeministri të caktojë kryetarin e koalicionit opozitar. Nuk ndodh kurrë që fondet elektorale t’u jepen kandidatëve të mazhorancës dhe asnjë qindarkë kandidatëve të opozitës. Nuk ndodh që qeveria të dërgojë zarfe me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë në mes të fushatës elektorale. Nuk ndodh dhe nuk mund të ndodhë që administrata të shndërrohet në një politikë të votës së shqiptarëve. Nuk ndodh kurrë që të shndërrohen në zgjedhjet e shetitës 540 shqiptarë”- tha Berisha.
/f.stafa