Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistja Laura Shteto ranë rastësisht në rrjetën e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme të korrupsionit teksa po kryhej hetimi për një tjetër person.
Report TV mëson se SPAK ka regjistruar në janar të këtij viti procedimin për një tjetër zyrtar të kësaj ministrie dhe ishte në përgjim të tij për korrupsion. Por teksa dëgjonte bisedat, në flagrancë ranë sekretarja e përgjithshme e ministrisë dhe specialistja Shteto për një ryshfet 330 mijë lekë të një tenderi në emër të kompanisë ‘Dricons’.
Gjykata e Posaçme vendosën që të dyja zytaret të qendrojnë në masën arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre zgjati mbi 90 minuta, ndërsa dy të arrestuarat nuk kanë folur para gjykatës.
Fillimisht avokatët kërkuan të njihen me dosjen hetimore të prokurorisë.
Avokatja e Joana Duros, Antoneta Sevdari tha se Duro ishte nënë e dy fëmijëve të mitur që kanë nevojë për përkujdesjen e saj, ndërsa avokati Emir Beta që mbronte të arrestuarën Laura Shteto tha se ajo është me probleme shëndetësore dhe nënë e dy fëmijëve. Të dy avokatët kërkuan që të arrestuarat të hetohen në masë më të butë sigurie. Pasi u tërhoq për vendim gjyqtarja e çështjes vendosi të pranojë kërkesën e SPAK duke i lënë në burg. Të martën pritet të dalin sërish para gjykatës.
Administratori i kompanisë që fitoi tenderin Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi. Duro u arrestua bashkë me Shteton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.
Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Shteto dhe inixhinieri i kompanisë ‘DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi. Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë ‘DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme./m.j