Vdekja e Enriko Aliajt, të riut shqiptar i cili u vra me plumb në kokë në Itali ka tronditur familjen dhe gjithë të afërmit.
I ati i viktimës ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike për mediat italiane. Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre.
Shpendi tregon se nata e zezë e 3 qershorit ku 20-vjeçari humbi jetën ishte tërësisht aksidentale. Ai thotë se i vëllai i viktimës, pra djali i tij i dytë ishte duke luajtur me armë dhe e qëlloi Enrikon gabimisht.
“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”- tregon Shpend Aliaj, babai i Enrikos.
I ati i viktimës shton se në momentin kur ndodhi tragjedia, nuk ishte në shtëpi dhe nuk kishte dijeni për armën.
“Kur ndodhi tragjedia, nuk isha në shtëpi dhe nuk e di sesi ajo armë përfundoi në duart e djalit tim”.- vijoi ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në privincën e Piacenzas. Dyshohet se vëllai i tij 18-vjeçar e ka qëlluar aksidentalisht. Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.Viktima merrej edhe me aktivitet sportiv ku në rrjetet sociale shfaqet duke luajtur futboll dhe me uniformë. Profesori i Enrico-s, Sergio Segalini ka thënë se komuniteti I zonës është tronditur nga ngjarja ndërsa i riu shqiptar ishte shumë aktiv në ndihmë të kujtdo që kishte nevojë për ndihmë.
Enrico jetonte me prindërit e tij, vëllain e tij 18-vjeçar Elham dhe motrën e tij më të vogël. Në atë moment tragjik, përveç Enrikos, ka qenë i vëllai dhe një shok i tij.
/s.f