Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin e Përmetit.
24-vjeçari me inicialet A.M., i dyshuar në gjendje depresive, ka mbytur nënën e tij, shtetasen 65-vjeçare me inicialet Z.M.
Autori është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r