Në qytetin e Kukësit 3 persona janë arrestuar nga policia pasi duke u hequr si fallxhorë, kanë mashtruar një sërë personash që, në këmbim të parave, t’u lexojnë fatin. Në pranga janë vënë Ardian Rakipi, 43 vjeç, bashkëshortja e tij Vjollca Gatali, 43 vjece dhe Elena Muhaxheri, 36 vjeçe nga fshati Halil i Krujës.
“Duke u hequr si fallxhor ata i kanë vjedhur në banesë një 61-vjeçareje 500 euro, 3 mijë lekë, një varëse floriri, vathë floriri, dy unaza serme e më pas janë larguar në drejtim të Dibrës”- njofton policia.