Policia e Kosovës ka njoftuar se protestuesit kanë gjuajtur me koktej molotovi drejt shtëpisë së kryeministrit të vendit, Isa Mustafa. “Rruga “Ilir Konushevci” te shtëpia e Kryeministrit të Kosovës – (është sulmuar me koktej molotovi hyrja e shtëpisë së kryeministrit të RKS-se, si dhe në afërsi të sajë janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. Gjithashtu thuhet se në sheshin “Adem Jashari” janë hedhur koktej molotovi drejt zyrtarëve policor dhe objektit të Kuvendit të Kosovës.