Pas betimit të 4 kryekomunarëve të veriut të Kosovës, serbët kanë realizuar një protestë për moslejimin e futjes së tyre në komuna, ku forcat e policisë janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë qytetarët e grumbulluar pas agravimit të situatës.
Por në mes, të tensioneve media kosovare, bëjnë me dije se disa zyrtarë të komunave me ndihmën e forcave të policisë kanë larguar flamurin e Serbisë dhe kanë vendosur atë të Kosovës.
Mësohet se pavarësisht tensioneve të shumta, kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë arritur të futen në ndërtesat e komunave, të shoqëruar nga forcat policore.
Ku ka qenë kryetari i komunës së Liposaviçit, Lulzim Hetemi i cili ka ngritur flamurin, në zonën dhe ku u raportua për të shtëna me armë./m.j