• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keqkuptimi i fundit i gazetarëve me Berishën

by Mero Baze
26/05/2023 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka provokuar një debat mes gazetarëve, që në shumicë e mbështetën në marrëzinë e tij të fundit prej vitit 2021 kur u shpall “non grata” nga SHBA e më pas nga Britania e Madhe, duke I akuzuar ata si të “paguar” , meqë po I kërkojnë prova për manipulimin e zgjedhjeve.

Lehtësia me të cilën ka provokuar këtë debat duket se buron nga mendimi I tij I konsoliduar se gazetarët kanë qenë të qartë që ai nuk ishte në betejë për fitoren e pushtetit, por për fitoren e ekskluzivitetit të opozitës dhe nuk e kupton dot tani pse i kërkojnë  llogari tani për humbjen. Ai nuk u ka dhënë as gazetarëve, as mbështetësve të tij, ndonjë provë që ka dashur të fitoj zgjedhjet, por thjesht se ka dashur të fitoj ekskluzivitetin e opozitës.

Kjo është hera e dytë që Berisha përsërit këtë cikël opozitari.
Në vitin 1997, kur vendi I rrëshqiti në anarki dhe dhunë, pas përpjekjeve të tij për të sunduar me dorë të hekurt, vjedhje votash dhe stimulim të skemave piramidale, Sali Berisha humbi rënd dhe u braktis si nga partia e tij ashtu dhe nga shqiptarët.

Beteja e tij e parë me të cilën humbi shumë energji nuk ishte të fitonte pushtetin përsëri, por të fitonte partinë. Prej vitit 1997, ai zboi nga partia çdo kundërshtarë dhe kritik të tij, derisa spastroi të fundit prej tyre Genc Pollon në vitin 2000 bashkë me një grup të rëndësishëm të rinjsh në PD.

Vetëm pasi u sigurua që nuk kishte më konkurrent në PD, dhe madje dhe ekipin e ngushtë të tij prej tre vetësh e kishte me njerëz që nuk duhet të dinin anglisht se ja merrte ambasada, ai nisi betejën për rikthim në pushtet.

Në prag të vitit 2005, ai filloi manovrat politike për të “ndryshuar: PD për ta hapur atë, për të krijuar KOP dhe për të rithirrur të gjithë të zbuarit po prej tij nga partia, pasi tani nuk I rrezikonin më autoritetin brenda partisë. Kjo ishte shenjë se tani ai donte pushtetin politik, pasi pushtetin në parti e kishte siguruar.

Cikli I dytë I krizës së Berishës që fillon më 2021, po ndjek të njëjtën trajektore.
Ai është I përfshirë në betejën për të rimarrë PD dhe ekskluzivitetin e saj. Për dy vite resht ka dërrmuar PD ka dërrmuar historinë e saj, ka degraduar çdo standard politik dhe etik në raportet njerëzore vetëm e vetëm që të gjithë ti hapin rrugë e ta pranojnë duke ja dorëzuar opozitën, si kokën e armikut në sini.

Shumë nga kolegët gazetarë janë tallur me rezistencën formale që ka bërë PD zyrtare për të mos ja dorëzuar as formalisht PD Berishës. Në fakt ajo është gjëja më e rëndësishme që ka ndodhur në historinë e asaj partie dhe Berisha atë e ka makthin e jetës edhe pse është një pjesë e vogël dhe në dukje pa rëndësi elektorale. Por ajo  është si tharmi që I ngjis atij rezistencën tek opozita shqiptare. Rezistenca e një pjese të PD për të mos u bashkuar me Berishën, është historia e vërtet e makthit të Berishës. Ajo është arsyeja përse 250 mijë opozitarë e braktisën Berishën në këto zgjedhje dhe rreth 100 e ca mij votuan kundër tij. Ata nuk janë opozita e Lulzim Bashës apo Enkelejd Alibej, të cilët denigrohen nga Berisha dhe shtypi i tij. Ata janë një opozitë pa udhëheqës, por një opozitë që i udhëheq armiku i tyre Sali Berisha.

Berishës ata I duken tmerr dhe po të jenë 3 për qind, jo 30 për qind sa e kanë bojkotuar në këto zgjedhje. Se Berisha do monopolin e opozitës që më pas të negocioj fatin e tij. Ata nuk ja dorëzuan dhe për kaq meritojnë respekt.

Duke qenë se Berisha, shumicën e këtyre gazetarëve arriti të përfshij në luftë kundër asaj pjese që po I prishte punë tani realisht është I dëshpëruar madje I nervozuar pse I kërkojnë llogari që nuk fitoi pushtetin.
Ai nuk ka shkuar ende tek dita që duhet të kërkoj pushtetin.

Më 2005 kur shkoi tek ajo fazë ai kishte mbaruar punë me monopolin mbi PD. I kishte zbuar të gjithë, I kishte nënshtruar dhe pastaj po I thërriste si ushtarë. Ajo ishte shenjë se donte pushtetin. Dhe po thërriste Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Arben Imamin, Genc Rulin, Rexhep Ukën, etj. Kurse Edi Palokën dhe Flamur Nokën I la tek parkingu I PD që shanin nëpër dhëmbë Berishën, pse nuk po e gjente ndonjë punë.

Tani siç e shikoni dhe vet, ai ka thirrur të drejtoj partinë Edi Paloka dhe FLamur Noka, kurse të tjerët I ka shpallur armiq. Kjo është shenja e qartë që ai nuk u ka premtuar të vetëve, përfshi dhe gazetarëve që e mbështetën se do fitoj pushtetin, por se I duhej monopoli i opozitës. Dhe atë nuk po e merr dot, siç I duhet.

Kjo kërkesa e lloigarisë që i bëjnë tani pse nuk fitove pushtetin, ja ngre vërtet nervat dhe nuk ka faj, që I duket sikur i paguan Edi Rama për këtë pyetje. Se dhe ia vërtet është I çuditur, përse Berisha vazhdon ti kërkoj pushtetin Lul Bashës dhe jo atij. Atij i kërkon vetëm ndonjë leje ndërtimi.

Next Post
Sa qesharake bëhemi me 8 Mars

Greqia nuk ka nevojë për Belerin dhe as ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In