Autori do të jetë para trupit gjykues me akuzën e vrasjes në seri, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të vazhdueshëm të municione luftarake dhe do të gjykohet për krimin e rëndë të vrasjes së 32-vjeçarit Armando Klotsi, bashkëshortes së tij Maria si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, 1.5 dhe 2.5 vjeç.
Trupat e 32-vjeçarit dhe 28-vjeçares u gjetën në një rimorkio makine në depon e shtëpisë. Fëmija tre vjeç u gjet në shtrat në dyshemenë e magazinës ngjitur me rimorkion, ndërsa fëmija tjetër dy vjeç u gjet i pajetë brenda shtëpisë nga vëllai i tij 12-vjeçar.
Krimi dukej i paramenduar, me qëllim që autori të “zhdukte” gjurmët e familjes së vrarë, për këtë arsye kishte nisur t’i “ngarkonte” kufomat në rimorkio për t’i transportuar. Siç u bë e ditur, familja i kishte borxh një qira dhe 61-vjeçari donte t’i dëbonte para se të mbaronte qiraja.
Shoku i 12-vjeçarit që ishte me të në momentin e zbulimit të tmerrshëm i kishte thënë policisë:
“Ne kishim dalë për shëtitje pasdite dhe në një moment shkuam bashkë në shtëpinë e tij për të marrë diçka që ai donte. Ai trokiti në derë, por askush nuk u përgjigj. Dhe na thotë të presim të hyjë nga dritarja. Papritur më thotë “shpejt, shpejt, hyr, diçka i ka ndodhur nënës”. Hyj edhe unë nga dritarja, kontrollojmë shtëpinë dhe shohim fëmijën në krevat fëmijësh dhe menduam se po flinte. Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por familjarët e tjerë nuk i pamë brenda në shtëpi. Më pas dola jashtë dhe miku im doli duke mbajtur vëllain e tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë…”.
Ekzekutoi prindërit dhe mbyti fëmijët
Shefi i shërbimit mjeko-ligjor të Patrës kishte raportuar para 1 viti kur ndodhi krimi se “si trupi i babait dhe trupi i nënës kishin dëmtime në kokë nga një armë zjarri me tytë të shkurtër”. Sa i përket dy fëmijëve “shkak i vdekjes së është mbytja për shkak të pengimit të hapjeve të jashtme të rrugëve të frymëmarrjes”./Liberale.al