• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ukraina e bën Putinin shënjestër: Pa vrarë atë, s’mbaron lufta!

by A R
25/05/2023 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia po dërgon armë bërthamore në Bjellorusi. Ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, firmosi një pakt me homologun nga Minsku, Viktor Khrenin, lidhur me këtë zhvillim.

Marrëveshja përshkruan procedurën për ruajtjen e armëve bërthamore ruse në një strukturë të veçantë magazinimi në territorin bjellorus. Siç vuri në dukje Shoigu, masat e zbatuara nga Rusia dhe Bjellorusia “respektojnë të gjitha detyrimet ekzistuese ligjore ndërkombëtare” dhe u miratuan në përgjigje të aktiviteteve të NATO-s në rajon. Por në fushën e betejës në Ukrainë, Moska po humbet një aset tepër të rëndësishëm.

“Po tërhiqemi nga Bakhmuti. Është ora 5:00 e datës 25 maj. Përpara 1 qershorit, shumica e njësive do të jenë zhvendosur për në kampet anësore. Po transferojmë pozicionet dhe municionet ndaj ushtrisë, po dorëzojmë gjithçka, përfshirë dhe racionet ushqimore ushtarake”, tha Yevgeny Prigozhin, themelues i Wagner.

Nga ana tjetër, Ukraina nuk fshihet më dhe e bën zyrtarisht presidentin rus, Vladimir Putin, një shënjestër për ta eliminuar. Këtë e konfirmon zëvendës shefi I shërbimeve sekrete të Kievit, Vadym Skibitsky.

“Prioriteti ynë është që të shkatërrojmë komandantin e njësisë që urdhëroi burrat e tij të sulmonin Ukrainën”, u shpreh numri dy i shërbimeve sekrete ukrainase duke kërcënuar me shkatërrimin e portit të Mariupolit, të kthyer në qendër logjistike për ushtrinë e Moskës.

Sakaq, agjencitë e inteligjencës amerikane mendojnë se pas sulmit me dronë në Kremlin tre javë më parë qëndrojnë shërbimet sekrete ukrainase. Kështu raporton New York Times, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara nuk e dinë me saktësi se cila njësi e ka kryer sulmin.

Ndërkohë, Shërbimet Sekrete të Moskës, njoftuan se sobotatorët ukrainas kanë vënë në shënjestër dy centrale bërthamore të Rusisë, duke hedhur në erë një kullë transmetimi në centralin e Leniningradit.

Agjentët e Putinit thuhet se kanë arrestuar disa persona lidhur me këtë zhvillim.

/a.r

Next Post
Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane

Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com