Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Richard Grenell ka takuar sot kryeministrin Edi Rama.
Ish-zyrtari i lartë amerikan ka publikuar disa foto me kryeministrin Rama dhe thekson se kanë diskutuar për të bërë më shumë për lirimin e Hashim Thaçit nga burgu. Sipas Grenell akuzat kundër Thaçit janë të rreme dhe dëshmitarët thuhet se janë manipuluar nga Jack Smith.
‘Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith.’- shkruan Grenell.
I had lunch with Prime Minister @ediramaal from our great NATO ally Albania – and we agreed that more must be done to free @HashimThaciRKS from his 3 years of prison by The Hague.
The charges against him are phony and the witnesses are saying they’ve been manipulated by Jack… pic.twitter.com/9B3MMoJBo4
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 25, 2023
/s.f